Termat dhe Kushtet

Kostoja e transportit:

Transporti në adresën tuaj kushton 180 lekë në Tiranë dhe 250 lekë jashtë Tiranës. Për blerje mbi 2.000 lekë, transporti është falas. Transporti mundësohet brenda 2-3 ditëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.  

Në rrethe dorëzimi i porosive bëhet nga dita e hënë deri ditën e shtunë.


Mënyrat e Kryerjes së Pagesës

Klienti mund të kryejë pagesën me:

1. Para në dorë kur merr porosinë.

2. Kartë Visa ose Master Card.


Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit:

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis Kid Zone SH.P.K., e regjistruar pranë QKR me (NIPT) L11716007K, me seli në adresën: Tiranë Farkë LUNDËR Godina e Brunes Space, Qendra Tregtare Teg, përballë hyrjes violë, rruga nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të Jumbo Albania nëpërmjet faqes së internetit www.jumbo.al (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”).

Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.jumbo.al ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet që kryhen nëpërmjet faqes së internetit të Jumbo Albania.

Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në www.jumbo.al.

Jumbo Albania mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve për mirëmbajtje, për të përditësuar ose përmirësuar faqen apo për çfarëdo arsye tjetër.

Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejtë Jumbo Albania-s të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’ju heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.


Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

Jumbo Albania nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Jumbo Albania-s apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Jumbo Albania.


Produktet dhe Çmimi

Duke vizituar faqen www.jumbo.al, ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit dhe përbërja e tyre.

Interneti ofron një përvojë ndryshe blerjeje nga ajo në dyqan. Prandaj ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve. Ngjyrat, përmasat apo format mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës. Jumbo Albania nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

Jumbo Albania nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i referohet pasjes së produktit në magazinë. Në rast mungese të produktit, Jumbo Albania merr përsipër të informojë klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online.

Çmimet e përcaktuara në faqen e internetit të Jumbo Albania janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e transportit që janë në përgjegjësinë e klientit që zgjedh dorëzimin në adresën e përcaktuar prej tij.

Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Jumbo Albania do t’i njoftojë gabimin klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.


Dorëzimi i Produkteve

Në rast mungese apo vonese, ju do të njoftoheni nga Jumbo Albania për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në rast se Jumbo Albania apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai do të detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.


Kthimi i Produkteve

⦿ Ndërrimi i produkteve është i mundur të bëhet brenda 1 (një) jave nga data e blerjes.

⦿ Produktet mund të ndërrohen vetëm me faturën e blerjes dhe kartën e identitetit.

⦿ Nuk është i mundur ndërrimi i produkteve të dëmtuara dhe të përdorura.

⦿ Nuk mund të bëhet ndërrimi i produkteve nëse është dëmtuar paketimi.

⦿ Produktet në ofertë nuk mund të ndërrohen.

⦿ Produktet sezonale nuk ndërrohen pas mbarimit të sezonit (edhe nëse nuk ka kaluar një javë nga blerja).

⦿ Nuk është i mundur kthimi i parave, por ndërrimi i produkteve me produkte të tjera.

⦿ Në rastin e produkteve me defekt, ato kontrollohen nga servisi ynë dhe ju kthehet përgjigje brenda 48 orëve për arsyen e defektit.

⦿ Për arsye higjenike, veshjet e brendshme nuk ndërrohen.

Logo Na kontaktoni në një nga kanalet tona komunikuese.

Programi i besnikërisë Happy

Përdor kartën Happy në çdo blerje dhe shfrytëzo pikët për të marrë zbritje dhe oferta të dedikuara.

Format e pagesës

Pagesa mund të bëhet me para në dorë kur merr porosinë ose me kartë (Visa ose Master).

Transport i shpejtë

Transporti falas për porositë mbi 2000 lekë. Për porosi nën 2000 lekë transporti kushton 180 lekë në Tiranë dhe 250 lekë jashtë Tiranës.

Shërbimi i klientit

Shërbim i dedikuar për të gjithë klientët nga e hëna në të shtunë 09:00-20:00; e diel 10:00-18:00.
ABONOHUNI NË BULETINI

© 2024 Jumbo. All rights reserved.

Web Design & Development by
Powered by Generation Next ecommerce platform