Rreth Nesh

Kid Zone është përfaqësuesi zyrtar franchise i Jumbo-s në Shqipëri. Në vitin 2011, Jumbo, dyqani më i madh i lodrave në Ballkan, u bë pjesë e Grupit BALFIN.

Jumbo është një markë e përshtatshme për të gjitha moshat, për shkak të gamës së saj të gjerë me mbi 30,000 produkte, duke e bërë atë kompaninë lider në sektorin e saj. Jumbo nuk është vetëm një dyqan që ofron alternativa të pafundme, me çmime të arsyeshme dhe cilësi të mirë, por ai gjithashtu garanton edhe një eksperiencë të pakrahasueshme blerje për çdo konsumator.

Shumëllojshmëria e madhe e lodrave që i përshtatet çdo preference, artikujt e shtëpisë, të kancelarisë, produktet sezonale, dekorimet, etj., u mundësojnë klientëve të të gjitha moshave dhe prejardhjeve të përjetojnë çdo stinë, trend, dëshirë ose hobi në një vend.

Jumbo u prezantua për herë të parë tek konsumatorët shqiptarë në vitin 2011, duke hapur dyqanin e parë në TEG dhe tjetrin në QTU. Por suksesi i Jumbo në plotësimin e nevojave dhe dëshirave të të gjithëve, nuk u ndal këtu. Jumbo hapi dyqane në Fier, Shkodër, Durrës gjatë vitit 2018, në Elbasan dhe Vlorë në vitin 2020; Korçë në vitin 2022 dhe së fundmi në Lezhë në vitin 2023. 

Kid Zone është në zgjerim të vazhdueshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më tej.


Rreth Grupit BALFIN

Grupi BALFIN (Balkan Finance Investment Group) është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga Z. Samir Mane, dhe sot është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë.

BALFIN është një grup i diversifikuar, i pranishëm në industri si: prona të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, banka, menaxhim asetesh, turizëm, media, arsim dhe logjistikë.

Grupi punëson afërsisht 5200 njerëz, përkushtimi dhe pasioni i të cilëve mbeten çelësi i historisë së suksesit të Grupit në këto 30 vite.

Grupi BALFIN është një partner i besueshëm, që kryen aktivitete biznesi në shkallë ndërkombëtare, sipas standardeve më të larta të biznesit dhe etikës, me kapital të konsiderueshëm financiar, burime njerëzore të jashtëzakonshme dhe një fokus të plotë në inovacion.

Nëpërmjet zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe përfshirjes sociale, Grupi BALFIN sfidon status quo-në, duke nxitur një ndikim pozitiv në komunitet.


Misioni

Të ndihmojmë njerëzit duke u ofruar gjithçka që u nevojitet, në mënyrë që ata të mund të provojnë çdo sezon, trend, dëshirë ose hobi në një hapësirë ku ndihen mirë. Ne synojmë të jemi më tepër se një destinacion blerjesh; duke garantuar plotësimin e çdo kërkese dhe dëshire përmes alternativave të pafundme, me çmime të arsyeshme dhe cilësi të lartë.


Vizioni

Të jemi firma lider në tregun ku operojmë për tregtimin e lodrave, artikujve të konsumit të përditshëm dhe atyre sezonale, jo vetëm duke udhëhequr tregun por edhe duke e formuar dhe strukturuar atë, në zonat ku ne operojmë.


Vlerat tona

– Të jemi të fokusuar tek klienti.
– Të jemi të ndershëm dhe të drejtë.
– Të shërbejmë me pasion.
– Të përmirësohemi dhe zhvillohemi vazhdimisht.
– Të marrim vendime bazuar në fakte dhe analiza.
– Të jemi modestë dhe mirënjohës.

Logo Na kontaktoni në një nga kanalet tona komunikuese.

Programi i besnikërisë Happy

Përdor kartën Happy në çdo blerje dhe shfrytëzo pikët për të marrë zbritje dhe oferta të dedikuara.

Format e pagesës

Pagesa mund të bëhet me para në dorë kur merr porosinë ose me kartë (Visa ose Master).

Transport i shpejtë

Transporti falas për porositë mbi 2000 lekë. Për porosi nën 2000 lekë transporti kushton 180 lekë në Tiranë dhe 250 lekë jashtë Tiranës.

Shërbimi i klientit

Shërbim i dedikuar për të gjithë klientët nga e hëna në të shtunë 09:00-20:00; e diel 10:00-18:00.
ABONOHUNI NË BULETINI

© 2024 Jumbo. All rights reserved.

Web Design & Development by
Powered by Generation Next ecommerce platform