FAQs – Jumbo Albania

FAQs

Pyetje të shpeshta:

Si mund të bëj një porosi në faqen tuaj?

Për të blerë online në faqen e Jumbo Albania, duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Klikoni në njërën prej kategorive të shfaqura, si për shembull: Lojëra, Festa, Shkolla eti. Në secilën prej kategorive, gjeni nënkategoritë përkatëse, me shumëllojshmëri produktesh.
  2. Zgjidhni produktin/et që dëshironi të blini dhe shtypni butonin “Shto në Shportë”.
  3. Produkti/et do të shtohen automatikisht në Shportën tuaj të blerjes. Aty do t’iu shfaqet edhe totali i pagesës që duhet të bëni.
  4. Pasi të keni përfunduar blerjet tuaja, klikoni në ikonën e karrocës së blerjes që gjendet në krye të faqes djathtas, për të parë shportën tuaj.
  5. Zgjidhni opsionin “Shihni shportën” dhe do t’ju shfaqen produktet që keni zgjedhur. Këtu mund të kontrolloni sasitë, shumën dhe kostot e transportit të porosisë tuaj. Nëse keni përfunduar këtë hap, zgjidhni opsionin “Kaloni tek kasa”.
  6. Më pas plotësoni të dhënat për faturimin tuaj: Emër, Mbiemër, Adresa, Telefoni, Email dhe numrin e Kartës Happy nëse dispononi.
  7. Gjithashtu keni dhe mundësinë për të vendosur shënime për porosinë tuaj.
  8. Në këtë hap, kontrolloni për herë të fundit porosinë tuaj, për të shmangur gabime të mundshme.
  9. Lexoni dhe më pas zgjidhni opsionin “I kam lexuar dhe jam dakort me terma dhe kushte.”
  10. Më pas shtypni butonin “Bëje porosinë”.

 

A është i mundur ndërrimi i produkteve që kam blerë?

Ndërrimi i produkteve është i mundur të bëhet brenda 1 (një) jave nga data e blerjes. Produktet mund të ndërrohen vetëm me faturën e blerjes dhe kartën e identitetit. Nuk është i mundur ndërrimi i produkteve të dëmtuara dhe të përdorura. Nuk mund të bëhet ndërrimi i produkteve nëse është dëmtuar paketimi. Produktet në ofertë nuk mund të ndërrohen. Produktet sezonale nuk ndërrohen pas mbarimit të sezonit (edhe nëse nuk ka kaluar një javë nga blerja). Për arsye higjenike, veshjet e brendshme nuk ndërrohen. Në rastet kur produktet dëmtohen nga klienti ose thyhen do të paguhen nga klienti.

A është i mundur kthimi i parave për produktin që dua të ndërroj?

Nuk është i mundur kthimi i parave por ndërrimi i produkteve me produkte të tjera.

Po në rastin kur produkti është me defekt?

Në rastin e produkteve me defekt, ato kontrollohen nga servisi ynë dhe ju kthehet përgjigje brenda 48 orëve për arsyen e defektit.

Cilat janë mënyrat e pagesave që ofroni?

Pagesa bëhet cash në momentin që merrni porosinë në dorëzim ose me kartë.

Kontaktoni me Shërbimin ndaj Klientit për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja.
Na kontaktoni me email në çdo kohë! Ne do të bëjmë çmos për t'iu përgjigjur sa më shpejt të jetë e mundur.
Na kontaktoni për ndihmë ose pyetjet tuaja.
X