About Us – Jumbo Albania

Rreth Nesh

Përshkrimi i kompanisë

Kidzone është përfaqësuesi zyrtar franchise i Jumbo në Shqipëri. Në vitin 2011, Jumbo, dyqani më i madh i lodrave në Ballkan, u bë pjesë e Grupit Balfin. Aktiviteti kryesor i Jumbo është tregtimi i lojërave dhe artikujve për fëmijë, libra, kancelari, dekorime dhe produkte sezonale. Jumbo është marka më e dashur për fëmijë, por edhe për të rritur, për shkak të gamës së gjerë me mbi 30.000 produkte, shumëllojshmërisë së tyre, dizajnit unik dhe çmimeve më të mira në treg, gjë që e bën Jumbo tërheqëse për të gjithë.

Jumbo u prezantua për herë të parë tek konsumatorët shqiptarë në vitin 2011, duke hapur dyqanin e parë në TEG dhe tjetrin në QTU.

Por suksesi i Jumbo në plotësimin e nevojave dhe dëshirave të të gjithëve, nuk mund të ndalej këtu. Jumbo hapi dyqane në Fier, Shkodër, Durrës gjatë vitit 2018 dhe dyqanet në Elbasan dhe Vlorë në vitin 2020.

Jumbo si pjesë e Grupit Balfin operon në 4 tregje të ndryshme në rajonin e Ballkanit, në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, me 18 dyqane. Plani i zgjerimit të Kidzone është investimi në një treg të ri, përtej rajonit të Ballkanit, në Moldavi.

Rreth Grupit BALFIN

BALFIN Group (Balkan Finance Investment Group) është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.

Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.

Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve pranë përmes zhvillimit ekonomik, rritjes së punësimit dhe investimeve sociale.

Misioni

Ti ndihmojmë njerëzit duke i ofruar atyre gjithçka që u nevojitet, për të përjetuar çdo stinë, trend, dëshirë apo hobi në një ambient të vetëm, ku ata mund të ndihen mirë dhe të vizitojnë dyqanet jo vetëm për të përmbushur kërkesat e tyre, por edhe për të kuptuar nevojat e tyre, duke i ofruar alternativa të pafundme, me çmime të arsyeshme dhe cilësi të mirë.

Vizioni

Të jemi kompania lider në tregun ku operojmë për tregtimin e lodrave, artikujve të konsumit të përditshëm dhe atyre sezonale, jo vetëm duke udhëhequr tregun por edhe duke e formuar dhe strukturuar atë, në zonat ku ne operojmë.

Vlerat tona

– Të jemi të fokusuar te klienti
– Të jemi të ndershëm dhe të drejtë
– Të shërbejmë me pasion
– Të përmirësohemi dhe zhvillohemi vazhdimisht
– Të marrim vendime bazuar në fakte (dhe analiza)
– Të jemi modestë

X