Vendodhja: Jumbo Fier

Përmbledhja e Pozicionit: Një Sistemues/e është përgjegjës/e për sistemimin e produkteve në vendet përkatëse sipas standardeve të vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve në mënyrë të vazhdueshme dhe është përgjegjës për pastërtinë, si dhe rregullon në mënyrë të vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe më gjerë. Asiston në shitjen e produkteve sipas kërkesës së klientit duke ju përmbajtur standardit të shërbimit ndaj klientit me një cilësi të shkëlqyer komunikimi.

Përshkrimi i punës:

  • Sistemon produktet në rafte dhe në ishuj në mënyrë të vazhdueshme në fillim të turnit dhe në vijim sipas politikës merchandising të kompanisë.
  • Bën mbushjen e dyqanit sipas kërkesave dhe porosive të bëra nga supervizori duke asistuar në të gjitha proceset e punës. (marrja e produkteve, dërgesa për sallë, sistemimi).
  • Njeh më së miri produktet e departamentit përkatës duke përshirë shumëllojshmërinë, sasinë, llojet dhe vetitë e tyre.
  • Informon klientin mbi produktin me vetitë dhe cilësitë e produktit bazuar në kërkesën e tij.
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit për çdo problem ose incident në lidhje me klientët dhe ndihmon në zgjidhjen e tij përfundimtare.
  • Ndihmon në trajnimin e personelit të ri kur i kërkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjësit e ri të departamentit të vet dhe më gjerë.
  • Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.

Kualifikimet:

  • Edukimi: Arsim i mesëm ose i lartë
  • Eksperiencat e punës: Të paktën 1 vit përvojë të mëparshme të ngjashëm në këtë pozicion

Kualifikime të tjera:

  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera do të përbënin avantazh
  • Njohja e paketës Microsoft Office përbën avantazh

Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
  • Aftësi për të njohur kodet e produkteve dhe vetitë e tyre, si dhe për t’ja shpjeguar këto klientit dhe të tjerëve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
  • Aftësi për t’u përballur me situata të ndryshme të momentit.

Mënyra e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike hr@jumbo.al ose plotësoni formën e kontaktit më poshtë:

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.