Departamenti: Operacional

Vendodhja: Jumbo Fier

Përmbledhja e pozicionit: Një punëtor magazine është përgjegjës për stokun fizik të dyqanit në magazinë, mirëmbajtjen, operimin e magazinës si funksion operacional. Gjithashtu pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dërgimin e transfertave, sistemimin dhe mirëmbajtjen e kategorive dhe qarkullimin e mallit në magazinë dhe në dyqan.

Përshkrimi i punēs:

  • Mban pastër dhe të rregullt magazinën duke u përkujdesur në mënyrë ditore;
  • Sistemon në mënyrë të vazhdueshme kategorinë për të cilën është përgjegjës apo që i delegohet nga supervizori i magazinës;
  • Përgatit porosinë e artikujve për departamentet sipas kërkesës;
  • Kujdeset që gjatë lëvizjes së mallit në ambjentet e magazinës, produktet të mos dëmtohen dhe të jenë gati për shitje në gjendje perfekte;
  • Bën pranimin e furnizimit sipas udhëzimeve të supervizorit të magazinës;
  • Bën shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanisë.

Kualifikimet:

  • Arsim i mesëm ose i lartë
  • Të paktën një vit përvojë në magazinim
  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera do të përbënin avantazh
  • Njohja e paketës Microsoft Office përbën avantazh.

Mënyra e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike hr@jumbo.al ose plotësoni formën e kontaktit më poshtë:

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.