Departamenti: Kasave

Vendodhja: Jumbo Fier

Përmbledhja e pozicionit: Një kasiere është përgjegjëse për menaxhimin e përditshëm të arkës së vet në përputhje me Vlerat dhe politikat e përgjithshme të kompanisë dhe të Grupit Balfin. Sigurohet që gjatë procesit të pagesës të jetë e saktë, korrekte, të jap informacionin e duhur dhe në të njëjtën kohë të ofrojë shërbim të jashtëzakonshëm ndaj secilit klient, të shoqëruar me buzëqeshje, dashamirësi dhe sjellje profesionale.

Përshkrimi i punës:

  • Mban pastër dhe të rregullt arkën, ambientin e arkës si dhe sektorin e ushqimores pranë arkave dhe atë të blerjeve impulsive;
  • Mban arkën të sigurtë, e kyç atë kur nuk është duke punuar po ashtu edhe ekranin e programit që përdoret;
  • Skanon produktet me përgjegjësi pa harruar asnjë nga ato;
  • Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve në departamentin e arkës duke zbatuar udhëzimet e supervizorit të arkave, merchandiserit ose Menaxherit të dyqanit;
  • Bën mbushjen e vazhdueshme të sektorit të arkave me produkte kur është e nevojshme;
  • Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
  • Informon Supervizorin e arkave dhe menaxherin e dyqanit për çdo problem apo avari teknike, ankesë klienti, vizita në dyqan ose ndodhi të pazakonta në dyqan.
  • Asiston në trajnimin e kasiereve të reja;
  • Kryen me një shërbim të shkëlqyer dhe pa bezdisur/fajësuar klientin, procesin e ndërrimit të aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
  • Në përfundim të turnit bën mbylljen e kasës dhe dorëzimin e lekëve pranë arkës qendrore.

Kualifikimet:

  • Edukimi: Arsim i lartë (Pa obligime shkolle në vazhdim)
  • Eksperiencat e punës: Të paktën 1 vit përvojë të mëparshme të ngjashëm në këtë pozicion

Kualifikime të tjera:

  • Njohuri të gjuhëve të huaja
  • Të njohin dhe përdorin shumë mirë programet bazë të kompjuterit

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese janë thelbësore.
  • Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës.

Mënyra e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike hr@jumbo.al ose plotësoni formën e kontaktit më poshtë:

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.