ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 10.00pm

Unë dhe JUMBO

9 gjëra që duhet t’i keni patjetër me vete këtë verë

E keni bërë gati valixhen dhe do niseni për në plazh? Nuk ju duhet shumë kohë. 

Mjafton një ndalesë në JUMBO për një verë plot argëtim dhe freski. 

Listën e keni gati: 

Çadra e plazhit - Përveç kujdesit personal, nëse nuk keni një tendë ose një vend për të mbrojtur veten nga dielli, idealja është që të merrni një çadër plazhi. Çadra më e mirë e plazhit duhet të jetë e lehtë dhe kompakte në mënyrë që ju të mund ta transportoni lehtësisht.

Termus - Ushqimi në plazh është thelbësor për dy arsye: shpenzoni më pak dhe dini çfarë hani. Ju mund të merrni sanduiçe, sallatëra, fruta, pije, kos dhe shumë ushqime të tjera. Termusët në JUMBO ju ofrojnë më shumë hapësirë, ndarje të veçanta për ushqime të ndryshme, më shumë siguri dhe sigurisht freski.  

Lojërat - Plazhi na fton të luajmë! Jemi të relaksuar kur jemi pranë detit dhe pikërisht ky relaks na bën që dhe të kemi një dëshirë për t’u argëtuar. Është e nevojshme që gjatë qëndrimit në plazh të kemi dhe sende të ndryshme që na ndihmojnë për t'u argëtuar si, letra, domino, top etj. 

Karrige plazhi - Nëse nuk keni një “peshqir rëre”, ju duhet të rrëmbeni një karrige plazhi,  pasi ju ndihmon të jeni më rehat dhe të keni një pamje më mbresëlënëse teksa dielli perëndon. Ndaj, nëse keni vend në hapësirën tuaj të bagazheve, një karrige plazhi nuk duhet kurrsesi të mungojë. Në JUMBO gjeni modele të lehta dhe të rehatshme, të cilat ju lejojnë të ndryshoni pozicionin e shpinës tuaj për t'u ulur ose pushuar. 

Peshqir - Çdokush ka nevojë për një peshqir të mirë që të thahet pas notit, apo të shtrihet në rërë. Ejani dhe zgjidhni mes peshqirëve të rinj, mjaft të butë dhe plot ngjyra. 

Flamingo - Të mëdhaja, të mjaftueshme për t’ju përshtatur juve ose familjarëve tuaj, komardaret flamingot janë në modë këtë verë në JUMBO. Ato janë kaq shumë argëtuese, saqë do ndjeheni menjëherë të relaksuar. 

Çanta - Sigurisht që disa gjëra mjaft të rëndësishme, apo aksesorë të domosdoshëm nuk mund të lihen nën çadër, pasi mund të ekspozohen mjaft lehtë në diell. Ato meritojnë vendin e tyre dhe çantat e sigurta nga JUMBO e ofrojnë këtë. I gjeni në lloje të ndryshme. 

Kapelet - Më të preferuara janë ato të kashtës. Në qoftë se nuk dispononi një kapele kashte mundohuni që, kur ta blini, ajo të jetë plot ngjyra. Patjetër që ajo do t’iu sigurojë një mbrotje të shkëlqyer nga rrezet e diellit. 

Shapkat - Shapkat janë një nga zgjedhjet e para për këdo që udhëton në vende me klimë të nxehtë ose që shkon në plazh, ndaj ka shumë lloje dhe stile të ndryshme për të zgjedhur në JUMBO!

E meqënëse vizita juaj në JUMBO do jetë e afërt, mund të zbuloni në dyqan modele pafund lodrash plazhi për fëmijët, aksesorë zhytjeje, rroba banjoje, artikuj sportivë dhe mijëra produkte që i gjeni vetëm në JUMBO.

Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, etj.

Për më shumë informacion vizitoni facebook “Jumbo Albania” dhe instagram jumbo_albania si dhe vizitoni  dyqanet e saj në Tiranë (TEG dhe QTU), Fier (Qendra Tregtare VIVA), Shkodër dhe Durrës (Qendra Tregtare “Blue Star”).