ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 10.00pm

Rreth Nesh

Rreth Nesh

Në vitin 2011, JUMBO - dyqani më i madh i lodrave në Ballkan, u bë pjesë e Grupit Balfin. Duke parë suksesin e madh të rrjeteve të dyqaneve tipi “retail store” në Greqi, Qipro, Bullgari, Rumani etj, JUMBO erdhi si “kërkesë e tregut shqiptar” dhe si e tillë u përqafua menjëherë nga tregu vendas. Me një pozicion strategjik të përkryer u pozicionua fillimisht në Qendrën Tregtare më të madhe në vend në TEG.

JUMBO nën emrin e Kid Zone ndodhet në 2 Qendrat më të fuqishme në Shqipëri, TEG & QTU. Në Kosovë ndodhemi në Prishtinë në Albi Mall, në Fushë Kosovë edhe në Prizren. Maji i vitit 2017 do na gjente në një treg të ri, Sarajevë me një dyqan modern e me fjalën e fundit të teknologjisë dhe infrastrukturës.

Aktiviteti kryesor i JUMBO është tregtimi i lodrave për fëmijë, sende për të vegjël, libra, kancelari, si dhe sende sezonale e dekorative.

JUMBO është brandi më i dashur për vogëlushët por edhe për të rriturit pasi gama e gjerë produkteve, larmia e tyre, dizajni i veçantë dhe çmimi më i mirë në treg, bëjnë që JUMBO të jetë një atraksion për të gjithë.

JUMBO, për fëmijë të vegjël dhe të mëdhenj!