ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 10.00pm

Lajme

JUMBO në Shkodër !

Në datën 8 Qershor 2018, JUMBO hapi dyert e dyqanit më të ri në kryeqëndrën e veriut të Shqipërisë, në Shkodër.  Çelja e këtij dyqani vjen pas hapjes së JUMBO-s në qytetin e Fierit më 27 Prill të këtij viti.

JUMBO është i vendosur në qendrën e qytetit të Shkodrës, në një dyqan me sipërfaqe 2000 m2, me një insfrastrukturë dhe teknologji moderne.

                            

Në ceremoninë e inagurimit ishin prezentë një numër i madh i qytetarëve shkodranë. Gjithashtu pjesë e ceremonisë ishte edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak, Z. Xhemal Bushati. JUMBO është një vlerë e shtuar për qytetin siç edhe u shpreh kryetarja e Bashkisë së Shkodrës.

 Tanimë JUMBO numëron 4 dyqane në Shqipëri. Ky vit, do të jetë viti i JUMBO-s, pasi planet për zgjerimin nuk ndalojnë këtu. JUMBO brenda këtij viti do të hapë edhe markete të tjera në Shqipëri, 2 markete në Kosovë, 2 në Bosnje Hercegovinë dhe 1 në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi.