ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 10.00pm

Lajme

JUMBO numëron tashmë dyqanin 4-ët në Kosovë! JUMBO n'Gjilan

JUMBO n’Gjilan!

Viti 2014 do të ishte viti ku KID Zone do të shtrinte aktivitetin e tij jashtë kufijnve të Shqipërisë duke hapur dyqanin e parë të JUMBO-s  në Fushë –Kosovë, Kosovë.  Përgjatë këtyre 3 viteve të prezencës së KID ZONE në Kosovë ,JUMBO tashmë numëron 4 dyqane,Fushë Kosovë, Prishtinë në Albi mall, Prizren dhe më datë 28 Shtator JUMBO inaguroi dyqanin e 4-ët në komunën e Gjilanit ku i pranishëm ishte dhe kryetari i komunës, z Lutfi Aziri.

Në një sipërfaqe prej 3200m2, insfrastrukturë moderne , dyqani është i pozicionuar në rrugën industriale të qytetit, duke u kthyer një atraksion për qytetarët e Gjilanit dhe rrethinat përreth.

Kid Zone  është duke u rritur dita ditës dhë çdo vit përballet me sfida të reja zgjerimi ndaj dhe ne nuk harruan të premtonin se gjatë  vitit të ardhshëm JUMBO do të jetë prezent dhe në 3 komuna të tjera në Kosovë, si : Mitrovicë, Pejë dhe Ferizaj.

Të pranishmit gjatë ceremonisë të cilët nuk ishin të pakët në numër , ishin nga të gjitha grup moshat , ashtu siç JUMBO ka edhe sloganin: “JUMBO, argëtim për të gjithë” . Eventi i inagurimit u shoqërua me aktivitete për fëmijë të cilët ishin në qëndër të vëmendjes duke kënduar dhe kërcyer së bashku me personazhet e tyre të preferuar.