ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 10.00pm

Lajme

Grupi Balfin feston me fëmijët në QSUT

Grupi Balfin, me rastin e 1 Qershorit, vjen në ndihmë të fëmijëve të shtruar në QSUT, në Spitalin e Fëmijëve në Pavionin e Onkohematologjisë. Nëpërmjet shoqërive SPAR Albania, Fashion Group dhe Jumbo, si dhe në mbështetje të Fondacionit “Ti je një luledielli”, Grupi Balfin ka dhuruar lodra, veshje dhe shporta ushqimore për fëmijët dhe për familjet e tyre.

20 fëmijë që trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike në QSUT, patën mundësinë të kalonin një ditë festive si kurrë më parë, rrethuar me lodrat e shumta të dhuruara nga JUMBO. Së bashku me prindërit e tyre ata do të bëjnë pazar në SPAR dhe në dyqanin e veshjeve për fëmijë Okaidi. Ky 1 Qershor, i kaluar mes përqafimesh e dhuratash do të mbetet i paharrueshëm në memorien e fëmijëve dhe do të shërbejë për të bërë një ndryshim sado të vogël në përmirësimin e jetës së tyre.

Ky bashkëpunim i Grupit Balfin me “Ti je një luledielli” synon të lehtësojë sadopak dhimbjen dhe momentet e vështira me të cilat vogëlushët përballen çdo ditë gjatë trajtimeve e kurave. Kjo iniciativë është një nga sipërmarrjet e shumta sociale që Balfin Group ndërmerr me qëllim përmirësimin e jetës për fëmijët dhe familjet në nevojë.