ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 10.00pm

Zgjidh Jumbo

Zgjidh JUMBO

Punonjësi në JUMBO por edhe në të gjithë Balfin Group shihet si një vlerë e shtuar e kompanisë. Të punosh në JUMBO do të thotë të ndjehesh i respektuar, pasi i trajtojmë punonjësit me ndershmëri dhe drejtësi. Opinioni i punonjësve në JUMBO është gjithmonë i mirëpriur por shkon edhe më gjerë, pasi merret në konsideratë dhe i përfshijmë në vendimmarje. Në JUMBO dallojmë dhe promovojmë performancën e lartë, ku vetëm gjatë vitit të shkuar numërohen rreth 20 promovime në pozicione të rëndësishme të kompanisë. Besimi tek punonjesit tanë, njohja e opinioneve, meritave dhe kontributit të tyre, motivon punonjësit tanë dhe i ndihmon ata në rrugën e promovimit dhe suksesit.